SHBA-Arabi Saudite, marrëveshje armatimesh

SHBA nënshkruan marrëveshjen për shitje të aeroplanëve luftarakë, kësaj të fundit.
Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila deklaroi se marrëveshja me vlerë prej 29.4 miliardë dollarë për shitjen e aeroplanëve luftarakë forcës ajrore të Arabisë Saudite, do të sigurojë më shumë se 50 mijë vende të reja pune në SHBA dhe ekonomia amerikane do të ketë rritje vjetore prej 3.5 miliardë dollarësh.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Irnest tha se marrëveshja ndërmjet qeverive përfshin ndërtimin e 84 aeroplanëve dhe rikonstruksionin e 70 aeroplanëve ekzsistues.
Në marrëveshje sipas tij hyjnë edhe municionet, pjesët rezervë, trajnimi, mirëmbajtja dhe logjistika.