E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, njoftim për viktima nga aktivistët

Sërish situatë e rënduar në Siri. Forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj dhjetëra mijëra protestuesve në periferi të Damaskut, afër një ndërtese komunale, vend ky që do të vizitohej nga monitoruesit e Ligës Arabe. Aktivistët raportuan se gjatë përleshjeve ka pasur 4 viktima.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupat kanë hapur zjarr dhe kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e mëdha në vende të tjera të Sirisë, përfshirë edhe qendrën e Damaskut, duke lënë të vrarë 21 persona, në gjithë vendin.

Dhuna e vazhdueshme ka forcuar pikëpamjen e opozitës se bashkëpunimi i kufizuar me vëzhguesit nuk është tjetër përveçse një farsë e regjimit të Asadit për të blerë kohë dhe për të penguar sanksione të mëtejshme dhe dënimet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›