SHBA do ti shesin Arabise Saudite nje pakete armesh prej 60 miliarde dollaresh

Administrata Obama njoftoi dje planet per ti shitur Arabise Saudite nje pakete armatimesh prej 60 miliarde dollaresh ku perfshihen avione luftarake helikoptere dhe sistemeve te tjara armesh te lidhura me to. Paketa e armeve ka si qellim te ndihmoje Arabine Saudite te perballoje kercenimet e mundershme nga Irani dhe terrorizmi ne rajon. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dejvid Gollast nga informon nga Shtepia e Bardhe.
Permbajtja e paketes se armeve me e madhja ne historine e Shteteve te Bashkuara ka qene e njohur prej kohesh por administrata nuk e kishte bere njoftimin zyrtar per shkak te konsultimeve me Kongresin.
Sipas kushteve te saj Shtetet e Bashkuara do ta paisin Arabine Saudite me 84 avione luftarake F-15 dhe paisje elektronike dhe arme qe u pershtaten nevojave te vendit. 70 avine te tjere F-15 qe ndodhen ne Arabine Saudite do te rinovohen ne kapacitetin e avioneve te rinj.
Mbreteria Saudite do te bleje nje flote teper te madhe prej rreth 200 helikopteresh ushtarake Apaci Blekhok dhe te tjere sebashku me radare raketa kunder avioneve dhe kunder anijeve si dhe bomba te telekomanduara.
Zyrtaret thone se vlera e pergjithshme e kesaj pakete eshte rreth 60 miliarde dollare por ajo mund te jete me vogel nese Arabia Saudite vendose te mos bleje armet e tjera qe parashikohen ne pakete gjate nje periudhe 15 deri ne 20 vjecare.
Ne nje konference shtypi per njoftimin e kesaj marreveshjeje ndihmes sekretari i Shtetit per ceshtjet politiko-ushtarake Endriu Shapiro tha se ajo perforcon marredheniet afatgjata ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Arabise Saudite.
Ai tha se nje Iran me arme berthamore eshte nje nga kercenimet qe paketa synon ta shmange por ekzistojne edhe kercenime te tjera ndaj Arabise Saudite sic jane sulmet terrorise ndaj objekteve te saj te naftes si dhe probemet nderkufitare si inkursionet e fiseve ekstremiste nga Jemeni.
Ajo nuk ka te beje vetem me Iranin. Ajo ka te beje me ndihmen per nevojat legjitime te sigurimit te sauditeve. Ata jetojne ne nje rajon te rrezikshem dhe ne po i ndihmojme te ruajne dhe te mbrojne sigurimin e tyre perballe kercenimeve qe u kanosen.
Ndihmes sekretari i Mbrojtjes per ceshtjet e sigurimit nderkombetar Aleksander Vershbou tha se forcimi i kapaciteteve saudite te mbrojtjes do te zvogeloje me ne fund neboje per dislokime focash amerikanene rajonin e Gjirit Persik.
Po tu hedhim nje veshtrim sfidave te se ardhmes duke patur parasysh operacionet e perbashketa me aleatet tane ne rajonin e Gjirit te cilat jane trejnuar sebashku me forcat tona do te thote se ne kemi partnere dhe aleate me te cilet mund te percaktojne planet per tiu pergjegjur sfidave te mundeshme ne te ardhmen. Kjo do te thote se mund te na duhet te stacionojme me pak forca vazhdimisht ne rajon.
Zoti Vershbou tha se Shtetet e Bashkuara kane zhvilluar konsultime te nivelit te larte me zyrtaret izraelite lidhur me kete shitje dhe Izraeli nuk e ka kundershtuar.
Izraeli ka patur per nje kohe te gjate avione luftarake F-15 dje kohe t e fundit ka rene dakord te bleje edhe disa avione bombardues F-35 per te cilet Shtetet e Bashkuara thone se do ti sherbejne per te patur ushtarakisht avantazh ne Lindjen e Mesme.
Kongresi amerikan mund ta bllokoje marreveshjen e armeve me Arabine Saudite por ndihmes sekretari i Shtetit Shapiro tha se kontaktet me udheheqes te Dhomes se Perfaqesuesve dhe Kongresit i bejne zyrtaret e administrates te besojne se nuk do te behet pengese per perfundimin e shitjeve.