Tom Kantrimen takon kryeministrin Berisha dhe udheheqesin e opozites Edi Rama

Zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen ndodhet ne Tirane ku u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e opozites Edi Rama. Ne te dyja takimet pervec marredhenieve dypaleshe Shqiperi-Shtetet e Bashkuara eshte folur edhe per situaten politike ne Shqiperi.
Sipas zyres se shtypit te qeverise gjate takimit kryeministri Sali Berisha e njohu zevendes ndihmes sekretarin e shtetit Kantrimen mbi oferten e shumices per tryezen e partive politike parlamentare per fillimin e reformes zgjedhore si dhe me vendosmerine e mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR.
Ndersa ne takimin me kryetarin e partise socialiste Edi Rama sipas njoftimit te kesja partie zyrtari i larte i departamentit amerikan te shtetit shprehu interesimin e tij per veprimtarine politike te opozites shqiptare deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale.
Zoti Rama po sipas zyres se tij te shtypit i shpjegoi zevendes Ndihmes Sekretarit te Shtetit domosdoshmerine e berjes se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne funksion te shpetimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale qe do te mbahen ne 8 maj.
Pak dite me par ne nje aktivitet te zhvilluar ne Uashington ndersa e cilesonte dramatik perparimin e Shqiperise perfshire anetaresimin ne NATO dhe kontributin ne stabilitetin e rajonit permes nje politike te jashtme te pergjegjshme ai u shpreh gjithashtu se Shqiperia akoma nuk e ka arritur fuqizimin e qendres demokratike aftesine per te pasur nje sistem politik te qendrueshem ne te cilin partite bashkepunojne per te miren e te gjithe popullates. Nje nevoje e tille eshte nenvizuar nga nje krize parlamentare ne Shqiperi.