E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, drejt fundit negociatat për marrëveshjen e borxhit. Obama: Kemi vetëm 2 ditë kohë

31-07-2011 / Gazeta 55

Departamenti amerikan i shtetit raporton se janë duke u zhvilluar negociatat e fundit mes republikanëve dhe demokratëve, për arritjen e marrëveshjes së borxhit. Zyrtarët thanë se liderët republikanë të Kongresit janë duke shënuar përparime domethënëse. Ndërsa demokratët kanë shtyrë një votim të propozimit të demokratëve. Lideri i shumicës në Senat, Heri Reid tha se po e shtyn votimin për t’i dhënë kohë negociatorëve në lidhje me marrëveshjen.
Më herët, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Xhon Bohner tha se kishte besim në arritjen e një marrëveshje të çastit të fundit me presidentin Obama për të shmangur moslikudimin potencial të borxheve që do të ishte katastrofik.
Duke folur pranë senatorit Mitç MekKonnell, Bohner tha se dy republikanët kryesorë në Kongres, ishin të bindur se do të ketë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë fund qorrsokakut. Nga ana e tij presidenti Obama ka apeluar dhe njëherë për arritjen e një marrëveshje lidhur me rritjen e pragut të borxhit, pasi vetëm në këtë mënyrë SHBA do ishte në gjendje të shlyente faturat stratosferike. Ai tha se afati për firmosjen e marrëveshjes është data 2 gusht. Pa një marrëveshje, qeveria amerikane do të mbetet pa para, për të paguar faturat në mesnatën e së martës, cka nënkupton atë që Obama do ta quante “fundi i botës financiare”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›