E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja “Fajin e ka Edi” kërkon rivotimin e Ramës në Kongres

01-08-2011 / Gazeta 55

Eksponentë kryesorë të kryesisë së PS-së, por edhe disa nga kryetarët në detyrë të degëve socialistë i kanë lënë Edi Ramës vetëm dy alternativa për kongresin e 5 nëntorit, dorëheqjen ose rivotëbesimin në funksionin e kryetarit. Humbjet e njëpasnjëshme s’tolerojnë dot palo-garën e 2009-s me Maqo Lakrorin, prandaj edhe vjeshta pritet të jetë e stuhishme për uzurpatorin e poltronës së kryesocialistit

Përfundimi i zgjedhjeve të 8 majit 2011, zgjedhjet e radhës të humbjes së radhës së Edi Ramës, po e vënë në pozitë jo të favorshme qenien e tij si kryetar i PS-së. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, me dy pjesë, disa javë më parë, ishte e paaftë për të marrë ndonjë vendim serioz, veç caktimit të datës 5 nëntor për mbledhjen e kongresit të radhës së PS-së. Por, ndërsa në pjesën e parë kjo Asamble vendosi “bashkëbisedim me masat”, në pjesën e dytë vendosi ndërprerjen e këtij “bashkëbisedimi” dhe mbledhjen në 5 nëntor 2011, për një tjetër “bashkëbisedim”. Pikërisht, ky bashkëbisedim i datës 5 nëntor 2011, ka cenuar pozitën e Edi Ramës në krye të PS-së.
Zërat kundër brenda PS-së, të vetmit që po artikulojnë këto ditë nga kjo seli dhe të shtuar në numër si konkludues se “fajin e ka Edi”, duket se janë vetëm maja e ajsbergut. Këtë, nga ana tjetër, duket se e ka kuptuar edhe Edi Rama, i cili ndërsa ka marrë mesazh se në kongresin e 5 nëntorit 2011, krahas zërave për dorëheqje, mund të kërkohet rikonfirmimi i tij si kryetar partie nëpërmjet një votimi, po e shtyjnë atë (Edi Ramën), të shmangë këtë ballafaqim.
Sipas burimeve brenda PS-së, një kërkesë e mundshme për rikonfirmim të Edi Ramës si kryetar partie, do të vijë pas refuzimit të tij për të dhënë dorëheqjen. Të njëjta burime saktësojnë se kjo kërkesë do të jetë edhe e motivuar dhe e justifikuar në bazë të statusit të PS-së. Kështu, ndërsa motivi, qëndron në humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës, justifikimi qëndron në faktin se, rikonfirmimi që Edi Rama kërkoi pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009, për postin e kryetarit të PS-së, konsiderohet si gjysma e dytë e mandatit për kryetar, që ai ka marrë në vitin 2005. Duke e konsideruar këtë gjysmë të dytë mandatit si fund mandati të Edi Ramës, mësohet se ky do të jetë argumenti “ligjor” në bazë të statusit të PS-së, i cili do të detyrojë kryetarin aktual të partisë, ti nënshtrohet një tjetër votimi për një tjetër mandat.
Përpos kësaj situate të pritshme në kongresin e PS-së të datës 5 nëntor, Edi Ramës, që i ka shkuar qenia në krye të PS-së, asgjë më shumë se rikonfirmim një herë në dy vjet, po përpiqet të shmangë këtë “precedent”. Me shpresën se do të mund ta shtyjë deri në vitin 2013, të paktën edhe dy vjet, mësohet se ai ka shpërndarë ndër të besuarit e tij, “platformën” sipas të cilit, në 2009, nuk ishte një rikonfirmim i gjysmës së dytë të mandatit, por fillimi i një mandati të ri si kryetar partie.
Burime brenda PS-së, duke shpjeguar skemën e kërkesës për rizgjedhje të Edi Ramës si kryetar, si edhe skemën për shmangien e një ballafaqimi të tillë të mundshëm, sqarojnë se gjithë qëndrimet e fundit të Edi Ramës, me tendencën e dështuar për të hapur “fronte lufte’, nën pretekstin e “ndryshimeve kushtetuese”, janë në funksion të largimit të vëmendjes nga ‘lufta” e pritshme në kongresin e 5 nëntorit 2011, në emër dhe për llogari të një “lufte më të madhe”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›