Zgjedhjet e pjesshme votohet ne 9 komuna.
Është votuar sot në 9 komuna të vendit për zgjedhjen e drejtuesve vendorë. Ndërsa në Komunën Shalë, zgjedhjet janë pezulluar për shkak të problemeve me komisionerët.
Përfaqësuesit e PS-së nuk kanë pranuar zhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë duke kërkuar pezullimin e procesit të votimit, ndërsa në 9 komunat e tjera procesi ka ecur normalisht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur disa herë gjatë paradites së të dielës, ku janë akuzuar socialistët se po tentojnë të kthejnë të pavlefshëm votimin në tre komuna; Finiq, Shllakë dhe Shalë ku procesi i votimit nuk kishte filluar deri në orën 12.00 të mesditës. Në dy komunat, Finiq dhe Shllak votimi filloi pas mesditës ndërsa për komunën Shalë, u vendos anulimi i zgjedhjeve për këtë të dielë.
Janë më shumë se 36 mijë votues që kishin të drejtë të merrnin pjesë në këtë proces të pjesshëm zgjedhor ku ishin ngritur 102 qendra votimi. Procesi i numërimit të votave në 9 komunat do të zhvillohet në KZAZ-të e instaluara në qarkun Shkodër, Elbasan, Korccë, DIbër, Lezhë, Vlorë dhe Berat.
Erjon Ajazi