Ndryshimet në KQZ, ambasadori Arvizu takon në Kryeministri Berishën
Tiranë- Ndërkohë që në Kuvend po vijon seanca maratonë për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandwr Arvizu, ka zhvilluar sot në mbrëmje rreth orws 20:15 një takim me kryeministrin Sali Berisha.
Nuk ka detaje mbi atë se çfarë është biseduar mes tyre, por flitet se në qendër të takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe kërkesa e PD-së për të larguar Ilirian Muhon nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Sapo ambasadori u largua nga selia e Kryeministrisë, u vendos në Parlament për të ndjekur nga afër seancë plenare.
Më herët ai i bëri thirrje politikës të qëndrojë larg ndërhyrjeve në KQZ, pasi sipas tij ky institucion nuk duhet të trajtohet politikisht.
Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ajo që kemi theksuar në mënyrë konseguente dhe të përsëritur është apeli për të gjitha personalitetet, për të gjitha institucionet, për njerëzit në qeveri, për njerëzit në opozitë, që të veprojnë në mënyra që rrisin besimin e njerëzve, besim jo tek rezultati, por tek proçesi, në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet,- deklaroi Arvizu.