E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Arrëz, përfaqësuesit e amb, turke të shqetësuar për dëmtimin e flamurit turk

FUSHE ARREZ-Është rikthyer normaliteti pas disa orësh tension në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushëë-Arrëz. Forcat e FNSH si dhe drejtori i policisë së Qarkut të Shkodrës kanë bërë të mundur lirimin e fabrikës nga banorër, të cilët protestonin për vende pune dhe kundër ndotjes së shkaktuar nga aktiviteti i kësaj fabrike. Fabrika aktualisht është marrë në mbrojtje nga FNSH, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa nga personat, të cilët organizuar protestën e sotme, e cila pati edhe momente dhune.

Ndërkohë, përfaqësues të ambasadës turke, kanë mbërritur në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz, pas protestës të shqetësuar për dëmtimin e flamurit turk. Përfaqësuesit e ambasadës janë shoqëruar edhe nga përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Situata precipitoi paraditen e sotme, kur banorët protestues iu vërsulën shefit të rendit dhe sigurisë të komisariatit të Pukës Pëllumb Kuka, i cili për t’iu shmangur turmës, qëlloi tre herë në ajër me armë zjarri.

FUSHË ARRËZ, PROTESTUES ‘PUSHTOJNË’ FABRIKËN E BAKRIT, POLICIA QËLLON NË AJËR
Gati një ‘luftë’ e vërtetë ka ndodhur sot në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz. Protestues dhe policia janë përleshur pasi një protestë e banorëve të zonës ka dalë jashtë kontrollit duke sulmuar dhe kreun e policisë së zonës. 

FUSHË ARRËZ, MBËRRIJNË FORCAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË
Ora 11:00-Forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë mbërritur në Fuzhë Arrëz dhe kanë tentuar të hyjnë në ambientet e fabrikës ku janë vetëizoluar protestuesit. FNSH ndërhyri nga pjesa e malit për të hyrë në fabrikë, por dyert e fabrikës janë mbyllur nga brenda nga protestuesit që nuk pranojnë të negociojnë.
FNSH ndërkaq ka marrë në mbrojtje vetëm mjediset e zyrave.

FUSHË ARRËZ, PROTESTUES ‘PUSHTOJNË’ FABRIKËN E BAKRIT
Ora 09:00-Banorë të Fushë Arrëzit po zhvillojnë një protestë mbi fabrikën e pasurimit të bakrit, dhënë me koncesion një kompanie turke.

Protestuesit kanë nxjerrë nga ambientet e punës punonjësit e fabrikës dhe kanë thyer xhama dhe objekte. Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndalur sulmin, por protestuesit nuk janë tërhequr. Korrespondenti ynë në vendngjarje, Armir Mehaj bën të ditur se shefi i rendit të Fushë Arrëzit ka qëlluar në ajër 3 herë, pasi turma tentoi të sulmonte. Po kështu policia kërkoi dhe ndërhyrje me helikopterë të forcave të shpejta nga Tirana, pasi situata sipas tyre është e papërballueshme.

Për "News 24", banorët e Fushë Arrëzit me bukë në duar kanë protestuar kundra kompanisë që ka marrë me koncesion fabrikën e pasurimit të bakrit.

“Kërkojmë të punësohet edhe pjesa tjetër e lagjes. Jemi banorë të së njëjtës zonë, disa kanë 10 kamiona dhe bëjnë lekë, disa nuk kanë bukë të hanë sepse janë pa punë. Firma turke merr njerëz nga Turqia i punëson dhe ne na le pa punë”, thotë njëri prej protestuesve.

“Nuk ka më këtu as turk, pas Pakistan, asnjë nuk do ketë këtu përveç ne që jetojmë këtu”, thotë një tjetër protestues.

“Unë jam përfaqësues i lagjes dhe kryetar i lagjes. Kam kohë që negocioj me firmën Bler-alb dhe pushtetin vendor e qëndror dhe kemi bërë marrëveshje me mirëkuptim dhe procesverbal me të drejtat e lagjes. Asnjë pikë e marrëveshjes, as ajo e ndotjes së tokës, së ujit, së ajrit nuk janë rishikuar nga firma, por as punësimi i banorëve që ishte dhe kryesorja”, thotë një tjetër protestues.

Situata vijon të jetë më e qetë, por protestuesit nuk largohen nga ambientet e fabrikës.

(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fushë Arrëz, protestues ‘pushtojnë’ fabrikën e bakrit, policia qëllon në ajër FOTO: Foto nga protesta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›