E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA e Izraeli dënojnë komentet e rabinit për palestinezët

Jerusalem, 30 gusht, NOA - Qeveritë e SHBA dhe Izraelit i kanë hedhur poshtë komentet e një rabini izraelit, i cili ka thënë se shpreson që lideri palestinez Mahmud Abas të zhduket nga Toka, ndërsa palestinezët i ka quajtur urrejtës të ligj të Izraelit.

Komentet u bënë pak ditë para takimit të Abas dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu në Uashington.

Zyra e Netanjahut tha se komentet e rabinit Ovadia Josef nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e qeverisë izraelite.

Departamenti i Shtetit i dënoi komentet si tejet fyese dhe luftënxitëse, dhe tha se ato e dëmtojnë progresin drejt paqes mes izraelitëve e palestinezëve.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›