Petraeus: Trupat ndërkombëtare do të qëndrojnë gjatë në Afganistan
Kabul, 30 gusht, NOA - Edhe pas fillimit të tërheqjes së tyre në korrikun e ardhshëm, trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ISAF-it do të qëndrojnë me misionin e tyre në Afganistan.
Të gjitha shtetet që janë të angazhuara në Afganistan kanë premtuar që do të qëndrojnë, tha Komandanti i Forcave Ndërkombëtare në Afganistan, Gjenerali amerikan David Petraeus për kanalin e dytë televiziv gjerman.
Ai mund të qetësojë afganët që frikësohen se do të jenë të pambrojtur nga talibanët radikalislamik, tha Petraeus më tej.
Por edhe afganët duhet të sigurojnë paqëruajtësit në arritjen e objektivave të tyre, kërkoi gjenerali amerikan. - Në mënyrë të veçantë Petraeus vlerësoi punën e Bundesverit në Afganistan. Ushtarët gjermanë kanë "merita të rëndësishme" tha ai.
NOA/DV