E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA e Izraeli presin fakte konkrete nag Irani per programin berthamor

Fjalët janë të kënaqshme por tashmë priten faktet. Ka qenë ky reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit për deklaratat e para të presidentit të ri iranian Rohani. Ky i fundit në fjalën para parlamentit ishte shprehur se sanksionet ndaj vendit të tij nuk ishin rruga e duhur për vendosjen e një dialogu konstruktiv.
Por për zgjidhjen e problemit bërthamor të Teheramit, Ushingtoni pretendon fakte konkrete.
Por kryeministri izraelit Netaniu është treguar më i ashoër në reagimin e tij duke thënë se sanksionet janë e vetmja gjë që kanë funksionuar në këto 20 vitet e fundit dhe se shtimi i presionit do të jetë sërish e vetmja zgjidhje për situatën.
Rohani është shprehur i gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin bërthamor nëse do të hiqeshin saksionet.
Nga ana tjetër komunitetindërkombëtar mbetet i bindur se Iranni po përgatit një bombë bërthamore me justifikimin e një programi për pasurimin me uranium për përdorim energjetik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›