E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi:UNMIK ka perfunduar misionin ne Kosove

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka cilësuar si të përfunduar mandatin e misionit të OKB-së në Kosovë dhe e ka përjashtuar mundësinë e ndërmjetësimit të tij në çfarëdo bisede mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një bisedë me BBC-në, ai tha se me Beogradin zyrtar do të bisedohet vetëm për çështjet e bashkëpunimeve rajonale dhe të integrimeve evropiane por jo edhe për organizimet e brendshme, siç i cilësoi, juridike e kushtetuese të Kosovës si dhe të integrimit të pakicave.

Deklaratat e zotit Kuçi pasuan gatishmërinë e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, të shprehur në një intervistë me BBC-në, për ndërmjetësimin në dialogun me Beogradin, nëse do t’i kërkohej.

Zoti Kuçi kërkoi nga autoritetet serbe që të ndalin financimin e strukturave paralele dhe të ndryshojnë siç tha, logjikën e lëvizjeve negative në veri të Kosovës.

Ai tha se strategjia për veriun nuk nënkupton veprime të dhunshme por zhvillime demokratike atje.
(BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›