E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në mesnatë në veri të Mitrovicës

MITROVICE- Një mjet shpërthyes i aktivizuar nën një automjet në verit të Mitrovicës ka dëmtuar automjetin si dhe ka shkaktuar dëme materiale në një shtëpi pranë vendit të ngjarjes. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnatës të së premtes, në rrugën "Knez Millosh", në qendër të qytetit.
Ende nuk dihen autorët përgjegjës të këtij akti që tronditi Mitrovicën. Përveç dëmtimit të automjetit dhe dëmeve në shtëpinë afër shpërthimit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz. Policia deri tani nuk ka dhënë hollësi të tjera, por shprehet se po heton rreth ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›