E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Bujqësia në Shqipëri rend gjysmë feudal

TIRANË- Kreu i FRD-së, Bamir Topi, gjatë një takimi me fermerët në Bërxull deklaroi se bujqësia në Shqipërisë është rend gjysmë feudal.

Topi duke vlerësuar se bujqësia është e ardhmja e këtij vendi bëri thirrje që fermerët mos ti japin votën partive që nuk kanë ndjeshmëri ndaj tyre.

“Bujqësia e ardhmja e ekonomisë së këtij vendi. Të ruajmë dhe aplikojmë produktet vendase. Çmimi i karburantit i njëjtë për makinat luksoze dhe bujqësore. Jo votë atyre që nuk kanë ndjeshmëri ndaj fermerëve. Bujqësia në Shqipëri rend gjysmë feudal”, u shpreh Topi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›