E Diel, 1 Nëntor 2026

PSD, Gjinushi: Synojmë 3 mandate në Kuvend, e majta fitore të thellë

TIRANË- Partia Social Demokrate e kryesuar nga Skënder Gjinushi ka prezantuar sot kandidatët e kësaj force në qarqe. Në nisje të fjalës së tij, Gjinushi u shpreh se “Partia Social Demokrate e meriton votën si garante e së majtës”. Për Gjinushin, cdo votë për PSD është një për fitoren e përbashkët të së majtës. 

Ai bëri me dije se kjo forcë politike synon të ketë 3 mandate në Kuvend, ndërsa u shpreh edhe për një fitore të thellë të së majtës.
“Synojmë të përfaqësohemi me mbi 3 mandate në Kuvend. Jemi për një fitore sa më të thellë të opozitës, nga 74 në 80 mandate. Berisha nuk e pranon humbjen po nuk e munde thellë”, tha Gjinushi.

Gjinushi shtoi më tej se qeverisja aktuale ka dështuar, prandaj sipas tij Berisha e ka të humbur betejën. "Vota për ne është votë dhe mandate që nuk shiten. Sa më e fortë të dalë PSD në këto zgjedhje aq më i fortë del koalicioni pas zgjedhjeve. Ne nuk kërkojmë votë për pazare politike por për ndarjen e përgjegjësisë në qeverisje. Saliu e ka të humbur betejën, populli do t’i japë duart më 23 qershor. 3 premtimet e mëdha të PD punësim, mirëqenie, integrim janë 3 dështimet që po mbyll në 8 vite”, shtoi ai.

“Ne jemi për rikthimin e moralit në politikë. Morali përcaktohet duke mos votuar për partinë dhe politikëanët që bëjnë pazare me votat e popullit.
Kjo qeveri në ikje instaloi korrupsionin nga lart poshtë ne jemi për t’ja prerë kokën korrupsuionin”, tha Gjinushi ndër të tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›