Laç, Rama: Kur e keqja e kap për fyti një popull, faji është i të mirëve që rrinë duarkryq
LAÇ- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi elektoral në qytetin e Laçit, deklaroi se laçianët para dy vitesh larguan hijen e pushteti të Partisë Demokratike, që për 20 vite rrënoi qytetin.
“Nuk kam fjalë kjo këtu në Laç, është një pamje e paparë. Ju e keni nisur këtë rrugë, 2 vjet më parë, 2 vjet më parë ju vendosët, ta largoni nga Laçi, hijen e katragjyshit dhe vendosët që në vend të katragjyshit të zgjidhni një djalin tuaj, shokun dhe vëllain tuaj. Artur Bardhi, i cili sot si kryetari i Bashkisë na bën të gjithëve krenar. Ju e keni shijuar frytin e ndryshimit, ju e dini se cfarë ndryshimi madh është kur ikën katragjyshi dhe kur gjenerata e re merr në dorë fatet e komunitetit. Ju e keni çliruar qytetin me largimin e asaj çete se kudo ku shkel, ndalon dhe rri rrënon. Ju laçianët. E larguat me 8 maj të 2 viteve më parë, çetën e rrënimit nga pushteti këtu në Laç, dhe ja sot dy vjet me pas, cdo qytetar, i kësaj Bashkie mundet të dëshmojë, pavarësisht nëse është socialist apo demokrat se ndryshimi është i dukshëm dhe i ndjeshëm, është i prekshëm për të gjithë”, theksoi Rama.
Rama premtoi se Partia Socialiste në 4 vitet që vijnë do të bëjë për rrethin e Kurbinit atë që partia Demokratike nuk bëri për 20 vite me radhë, teksa i ka bërë thirrje jo vetëm socialistëve por dhe demokratëve të votojnë për “Rilindjen “ qyteti dhe gjithë Shqipërisë.
“Ajo që mund t’iu them me sigurinë më të madhe është se në rast se ju me 23 qershor do bashkoheni socialistë dhe demokrat që jetoni në këtë qytet të varfër dhe papunësi të lartë për ti dhënë votën programit për një “Rilindje shqiptare” do i jepni Artur Bardhit dhe vetes një mbështetje të jashtëzakonshme dhe bashkë ne do bëjmë për Laçin dhe Kurbinin atë që nuk është bërë 20 vite me radhë. Socialistë të dhe demokratët me teserë, apo dhe indiferente, më 23 qershor do të votoni për të mbajtur në qafë katragjyshin me antiplumb apo do zgjedhin Rilindjen”, u shpreh Rama.
Duke iu referuar bizneseve fasone të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, Rama tha se programi i PS-së, mbështet ndërmarrjet fasone. Ndërkohë, që theksoi se me votën për PS-në në 23 qershor, laçianët dhe kurbinasit do të fitojnë një qeveri që hallet e qytetarëve do ti ketë të vetat.
“Këtu ekziston një ndërmarrje që punëson shumë njerëz, një ndërmarrje fason. Programi ynë ka si një nga pikat më të rëndësishme mbështetjen e ndërmarrjes fasone. Unë nuk ju premtoj asnjë mrekulli, pasi ne nuk kemi shkop magjik, kush hu thotë se për 4 vjet Shqipëria do bëhet parajsë ju gënjen. Po ajo që unë zotohem është se me votën për partinë Socialiste, dhe me besimin për skuadrën e rilindjes dhe për mua, ju do merrni në krah një qeveri që hallet tuaja do i ketë hallet e vete. Zgjedhja nuk është mes dikujt apo dikujt, nuk është në pyetje nëse do fitojë Saliu apo Rama, do fitojë PD apo PS, këtu është në pyetje a do vijojë rrënimi apo do fitojë rilindja, a do rritet me tej papunësia apo do hapet rruga e punësimit për të gjithë. A do mbyten njerëzit në taksa apo do fitojë taksimi i ndershëm ku përfitojnë 95 % e qytetarëve, shërbime sipas xhepit apo sipas nevojës. Do e kemi shëndetësinë me lek në dorë apo falas për të gjithë. Shqipëria do vendosë a do ketë ujë të rrjedhshëm apo do thahet për ujë. Kur e keqja e kap për fyti një popull, nuk është faji i të këqinjve, por i të mirëve që rrinë duarkryq e nuk bëjnë asgjë. Mos rrini duarkryq dhe më 23 qershor merrni dikë me vete që nuk ka votuar me parë dhe votoni për PS”, theksoi Rama.
PS në Laç, mitingu hapet me ‘vallen e Tropojës’
Fushata elektorale është shoqëruar jo vetëm me akuzua dhe sulme mes palëve, por edhe risi. Kështu PS-së provoi lidhje direkte përmes IPaid, ndërkohë që PD në mitingjet elektorale nuk harroi ‘eskortën e artistëve’, të cilët pushtuan sheshet me zërat e tyre.
Ajo që vihet re në këtë fushatë, është se PD prezantoi hymnin e saj “ Ne jemi ndryshimi”, kënduar sërish nga grupi Elita 5, ndërkohë që PS në këto zgjedhje preferoi të mos kishte këngëtare, por të merrte me vete në mitingjet e saj grupe popullore sipas zonës.
Në mitingun elektoral të sotëm të zhvilluar në Laç, përveç habisë së Ramës për pjesëmarrjen e madhe ajo që spikati ishte dhe kënga hyrëse. Një grup valltarësh performuan nën zërin tingujt e këngës së Fatmira Breçani “Vallja e Tropojës’.
(e.m/BalkanWeb)