E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolaudimi i automjeteve, arrestime në Durrës

DURRES- Korrupsioni e marrja e ryshfetit ne kembim te kolaudimeve fiktive te automjeteve ka cuar ne pranga nje numer te konsiderueshem personash ne Durres.

Burime prane policise se Durresit bejne me dije se ne pranga jane vene rreth 20 persona, punonjes te Kontrollit Teknik të Automjeteve, seksere dhe punonjes te sigurimeve.

Ende nuk ka detaje rreth numrit te sakte dhe identitetit te te ndaluarve, nderkohe qe pritet deklarate zyrtare nga policia.

Mesohet se ne aksionin e shtrire ne disa qytete kane marre pjese forcat RENEA, ato të policisë së Durrësit e antikrimi i Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›