E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e SHBA: Jo zgjedhjeve serbe në Kosovë

Zgjedhjet lokale serbe në Veri të Kosovës do të zgjidhnin përfaqësues që sipas ligjeve të Kosovës nuk do të kishin kurrfarë pushteti, kështu tha dje ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uarlik. Kur Serbia bëri zgjedhjet në Kosovë në vitin 2008, emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre janë pa legjitimitet, shtoi ajo. Uarlik theksoi se çështja e statusit ka marrë fund. Presidenti  Tadiç ka folur shumë herë për planin e vet katërpikësh, ne kemi kuptuar se idetë e tij po sqarohen akoma, prandaj edhe nuk kemi marrë qëndrime të caktuara zyrtare lidhur me këtë, shtoi Uarlik për mediat serbe. Besojmë fuqimisht se ndarja nuk është në interes të askujt dhe kjo vetëm sa e largon energjinë nga fokusi i vërtetë, tha ambasadorja amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›