E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Po humba zgjedhjet, do ta lë politikën

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, deklaroi të enjten se do ta braktisë politikën nëse humbet zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të cilat mbahen më 22 prill dhe 6 maj. Nuk dua ta fus veten në atë perspektivë, por nëse ndodh humbja, do të merrem me diçka tjetër, tha Sarkozi. Sondazhet tregojnë se humbja e presidentit aktual të Francës është e sigurt, pasi kandidati socialist Fransua Holande ka një përparësi të ndjeshme. Nuk është hera e parë që Sarkozi premton tërheqjen nga politika në rast humbjeje. Në janar ai tha: Jam 56-vjeçar, me politikë merrem prej 35 vjetësh, kam profesionin tim (avokat), kështu që do ta ndryshoj krejtësisht jetën. Nëse humb, nuk do të dëgjoni më asgjë për mua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›