SHBA e shqetësuar për dhunën ndaj homoseksualëve në Moskë
SHBA-të kanë shprehur shqetësim rreth fundit të dhunshëm të një marshimi të homoseksualeve në Moskë, ndërsa iu kanë bërë thirrje autoriteteve ruse, që të shtojnë kujdesin ndaj të drejtës fondamentale për qytetarët rusë, për tu mbledhur.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë përmes një deklarate se “demonstrata paqësore e rusëve që mbrojne të drejtat e homoseksualeve, është ndaluar me forcë nga kundër-protestuesit. Deklarata me tej shton se forcat e sigurisë ruse kanë arrestuar edhe qytetarë amerikanë gjatë marshimit që u mbajt të shtunën.
Zyrtari amerikan i ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të punojnë me zyrtarët, që të gjejnë mënyra më të mira për të ruajtur “lirinë fondamentale” të qytetarëve, që Rusia, si anëtare e OSBE-së, është e detyruar t`i përmbahet.