Helmohen me ushqim 23 dasmorë, polica mbyll restorantin e festës
02/09/2011 8 prej tyre në gjendje të rëndë
VLORË- Të paktën 23 dasmorë, të cilët kanë festuar në një dasmë në fshatin Aliban të rrethit të Vlorës kanë shfaqur simptoma të helmimit. Një dasmë, e cila ka pasur rreth 140 dasmorë, dhe është organizuar në një nga lokalet e fshatit Aliban ditën e enjte ka sjellë dhe simptoma për dasmorët. Kanë qenë 23 prej tyre që pas ceremonisë së drekës kanë shfaqur simptomat e para. Pasi kanë shkuar në spitalin rajonal të Vlorës disa prej tyre kanë marrë mjekimin me serume për të dalë nga gjendja jo e mirë shëndetësore. Por tetë prej tyre kanë qenë të detyruar që të qëndrojnë në ambientet e spitalit për një kurim më të mirë, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk është përmirësuar. Shefi i higjienës pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik, Agron Bashllari, për mediat ka deklaruar mbylljen e aktivitetit të restorantit në fshatin Aliban. Bashllari ka deklaruar se këto probleme janë të njohura për sezonin që jemi, pra kur kemi temperatura të larta, dhe ne si drejtori e Shëndetit kemi marrë masat për bllokimin e aktivitetit, pasi ky restorant nuk plotëson kushtet e higjienës. Personat e shtruar kanë pasur çrregullime gastrointensinale, temperaturë të vjella, dhimbje barku, diare. Personat janë të gjithë nga fshati Aliban, dhe ne si drejtori kemi shkuar në këtë fshat kemi bërë investigimin e situatës, dhe nga 140 pjesëmarrës në dasmë, 23 prej tyre kanë marrë shërbime në këtë spital. Tetë prej tyre janë akoma duke marrë shërbime në këtë spital, pasi kanë pasur komplikacione.
Dh.S