SHBA ekonomistet te shqetesuar per ceshtjen e borxhit

Bordi i Tregtise i ikagos eshte bursa me e vjeter tregtare ne bote ku shkembehen mallra dhe instrumente te tjera financiare. Tani qe po afron afati per rritjen e kufirit te borxhit pra qe administrata amerikane te kete para te mjaftueshme per pagimin e kesteve tregtaret e burses se ikagos besojne se marreveshja do te arrihet. Ata jane me te shqetesuar per nje zhvleresim te mundshem te besueshmerise se kreditit amerikan nga agjencite e specializuara.
Ne debatin per rritjen e tavanit te borxhit ligjvenesit amerikane e pranojne se deshtimi mund te beje qe Amerika te mos jete ne gjendje te shlyeje kestet e borxhit.
Por Skot Shelladi i cili merret me investimet ne energji thote se qe Amerika te arrije te mos paguaje kjo veshtire se mund te ndodhe.
Skot Shelladi specialist per investimet ne energji
Une mendoj se ne duhet te flasim me teper per nje ulje te mundshme te besueshmerise. Por ne nuk do te deshtojme te paguajme kestet sepse i kemi fondet e mjaftueshme per te permbushur detyrimet. Ne thjesht e perdorim fjalen deshtim per te arritur dicka sa me shpejt.
Qe nga viti 1917 Shtetet e Bashkuara gezojne nivelin me te larte ne vleresimin e kreditit te ashtuquajtur tre A. Agjencite kryesore te klasifikimit te kreditit thone se po e shqyrtojne situaten borxhit amerikan per nje ulje te mundshme te ketij niveli. Dhe nese kjo ndodh pasojat do te jene te medha.
Skot Shelladi specialist per investimet ne energji
Ne kete rast do te na duhet te gjejme bleres per bonot tona te thesarit qe te mund te paguajme borxhet dhe te mbajme qeverine. Menyra e vetme eshte qe tu japim ketyre bleresve nje interes me te larte. Pra interesat do te rriten per te terhequr investitoret dhe kjo do te shkaktoje rritje interesash ne te gjitha nivelet.
Paola Sapienza profesore e ekonomise ne Universitetin Northwestern thote se ne nje rast te tille cdo perfitim qe mund te nxirrej nga shkurtimet e buxhetit do te behej i parendesishem nese Shtetet e Bashkuara humbasin aftesine paguese ose i ulet klasifikimi i kreditit.
Paola Sapienza profesore e ekonomise Universiteti Northwestern
Ironia e eshte se nese interesat rriten atehere pagesa e borxhit do te rritet shume dhe kjo mund te ndikoje te llojet e tjera te sherbimeve qe duhen shkurtuar.
Nderkohe qe debati vazhdon ne Uashington tregtaret e burses se ikagos vezhgojne me kujdes.
Analisti Mathju Pirs thote se atmosfera ne burse eshte e zymte. Zoti Pirs merret me analizen e cmimit per firmen GrainAnalyst.com.
Mathju Pirs Ekspert i firmes GrainAnalyst.com
Ne duhet te ishim shume optimiste per tregjet sot por per shkak te ceshtjeve monetare dhe te borxhit duhet te kemi kujdes me optimizmin tone deri sa ta marrim vesh nese do te kete marreveshje apo jo.
Dy gushti eshte afati i fundit per te arritur marreveshje. shte dita kur Departamenti amerikan i Thesarit thote se nuk do te kete me para per te permbushur te gjitha detyrimet financiare.
Skot Shelladi specialist per investimet ne energji
Sa me shume afrohet kjo date dhe nuk arrihet gje aq me e keqe do te jete marreveshja dhe keshtu do te na duhet te arrijme nje marreveshje tjeter pas 6 muajsh pastaj pas 18 muajsh pas 5 vjetesh e keshtu me radhe deri sa te realizohen shkurtimet e nevojshme.
Edhe nese ligjvenesit arrijne marreveshje per te ngritur tavanin e borxhit dhe per te shmangur mospagimin agjencite e klasifikimit te kreditit thone se kercenimi per ekonomine amerikane ende ekziston nese nuk ka nje plan afatgjate per te rregulluar deficitin.