E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine Gjykatesi refuzon kerkesen e prokurorise per arrestimin e Timoshenkos

Gjykatesi ne ceshtjen e ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko e cila akuzohet per abuzim pushteti ka refuzuar nje kerkese te prokurorise per ta arrestuar ate per nderprerje te procedurave.

Ne vendimin e tij ne gjykaten e Kievit gjykatesi Rodion Kirejev u pajtua me prokuroret se zonja Timoshenko kishte nderprere dhe vonuar procedurat duke treguar mosperfillje per gjykaten. Por ai e hodhi poshte kerkesen e prokuroreve duke thene se gjykata ka menyra te tjera per ta zgjidhur kete ceshtje dhe se arrestimi duhet te jete mjeti i fundit.

Julia Timoshenko udheheqesja kryesore e opozites ne vend e ka denuar gjyqin si nje farse dhe e ka akuzuar gjykatesin si kukull te presidentit Viktor Janukovic i cili po perpiqet te mos e lejoje ate ta sfidoje presidentin politikisht.

50-vjecarja Timoshenko akuzohet per abuzim pushteti se ka nenshkruar nje kontrate per importin e gazit natyror me Rusine ne vitin 2009 per te cilen prokuroret thone se ishte ne dizavantazh te Ukraines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›