Sistemi i bicikletave ne Denver te Kolorados miqesor per mjedisin

Me moton eshte mire per shendetin per xhepin dhe per mjedisin qyteti Denver ne Kolorado ka organizuar nje menyre te perballueshme te paster dhe te thjeshte per trasportin e qytetareve dhe vizitoreve udhetimet me bicikleta. Ky eshte rrjeti i pare me i madh i perdorimit te bicikletave publike ne Shtetet e Bashkuara.
Sistemi i bicikletave B-cycle ne Denver ka si synim te ndihmoje banoret dhe vizitoret te shtojne aktivitetin e perditshem te kursejne para dhe te reduktojne clirimin e gazit karbonik.
Ky eshte nje stacion bicikletash ne qender te qytetit dhe u inaugurua me rastin e 40 vjetorit te Dites se Tokes. Te gjitha stacionet jane te hapura per te funksionuar ne kohe me shi me ere apo me bresher thote Peri Barnap Drejtor i Nismes se Bicikletave ne Denver.
shte nje forme i mire per te zgjidhur disa probleme ne te njejten kohe ajo kombinon ceshtje te mjedisit me ato kulturore dhe ekonomike. Bicikletat u sherbejne njerezve per fizkulture ulin nivelin e gazit karbonik ne atmosfere dhe krijojne kushtet per te qne te lidhur me shume me komunitetin.
Sistemi B-cycle i Denverit eshte programi i pare me i madh i komunikacionit me bicikleta ne gjithe Shtetet e Bashkuara. Edhe qytete te tjera si Nju Jorku Mineapolisi Bostoni dhe Uashingtoni kane filluar te ngrene stacionet e bicikletave publike.
Stacionet jane te hapura gjate gjithe javes por nga ora 11 e mbremjes deri ne 5 te mengjesit njerezit mund ti kthejne bicikletat por nuk mund ti marrin ato. Me me shume se 500 bicikleta te kuqe dhe 50 stacione B ne gjithe qytetin programi eshte mjaft terheqes per shume njerez.
BikeDenver organizata jo fitim prurese qe ka ne pronesi dhe administron sistemin B-cycle po terheq studentet dhe te moshuarit duke u ofruar tarifa me te ulta. Perdoruesit mund te regjistrohen nepermjet internetit per nje dite nje jave nje muaj apo nje vit.
Shkencetarja e mjedisit Sindi Bosko punon per zyren e Kryetarit te Bashkise dhe per Greenprint te Denverit.
Ne kemi si qellim reduktimin me 20 perqind te clirimit te gazit karbonik deri ne vitin 2025 duke e ulur nivelin ne ate te vitit 1990. Transporti i makinave llogaritet per 30 perqind te efektit sere prandaj format e tjera te trasportit si bicikletat jane ne interes te qytetit. Kryetari i Bashkise ka vene ne rendin e ditesh shtimin me 10 perqind te perdorimit te bicikletave deri ne vitin 2018.
Anetaret e rrjetit B-cycle te Denverit mund ti marrin bicikletat ne cdo stacion qe te jete me i favorshem per ta dhe ti lene po ashtu atje ku eshte me e pershtateshme. Bicikletat jane te pajisura me GPS dhe targat e tyre identifikohen elektronikisht per ceshtje sigurie dhe inventarizimi nese perdoruesi nuk e kthen bicikleten brenda 24 oresh.