E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne nje sulm kamikaz kryebashkiaku i Kandaharit

Kryebashkiaku i Kandaharit, Ghulam Haidar Hameedi, ka mbetur viktimë e një sulmi kamikaze mëngjesin e sotëm. Kamikazët detonuan eksplozivin ndërsa Hamedi po mbante një fjalim në sallën e bashkisë, bëri të ditur policia. Vetëm dy javë më parë, gjysmë vellai i presidentit Hamid Karzai, Ahmad Wali Karzai, u vra në të njëjtin qytet. 

Dhuna në proivincën e trazuar përshkallëzohet ndërsa forcat e NATO-s të fillojnë dorëzimin e sigurisë tek forcat e policisë  lokale në disa pjesë të vendit. Nga vendngjarjka bëhet e ditur se kur ndodhi shpërthim  Hameedi po fliste për mosmarrëveshjet mbi tokat e ndërtimet e paligjshme.

Hameedi shihej si një nga politikanët më kompetentë dhe të besuar në rajon dhe një ndër emrat më të lakuar për të zëvendësuar  Ahmad  Wali Karzai. Vrasja e fundit i shtohet  një vargu sulmesh mbi zyrtarë me ndikim që kanë tronditur Kandaharin javët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›