SHBA, ekzekutim i menjëhershëm për organizatorin e shembjes së kullave të 11 shtatorit 2001
Personi i dyshuar si "truri" i atentateve të datës 11 shtatori të 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Khalid Sheikh Mohamed nësë do të shpallet fajtor prej drejtësisë amerikane do të ekzekutohet në një kohë mjaft të shkurtër nga dhënia e dënimit.
Kjo sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs, i cili në një konferencë të organizuar për shtyp shprehu bindjen se gjykata që po merret me shqyrtimin e çështjes Mohamed dhe katër personave të tjerë do t'i shpallë ata fajtorë në fund të procesit.
Zëdhënësi Gibbs tha se pas marrjes së vendimit afatet e ekzekutimit të tij do të jenë mjaft të kufizuara, që është ndryshe nga aplikimet për rastet e tjera.
Deklarata e zëdhënësit Robert Gibbs ka ardhur pas asaj të Sekretarit të Drejtësisë Erik Holder, i cili la të kuptohej se administrata Obama pret një denim kapital për 5 të ndaluarit, përfshirë edhe Mohamed.