E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA ende ne gjendje alarmi per sulmet terroriste

Kërcënimi terrorist është më se konkret edhe në Lahore, Pakistan. Uashingtoni ka vendosur të tërheqë personelin nga konsullata dhe u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të mos shkojnënë Pakstan në këtë periudhë. 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin mbyllur disa nga ambasadat e tyre në vendet arabe muslimane, mes të cilave dhe atë në Jemen, pasi kishin lëshuar një alarm në 2 gusht.
Kësaj nisme i janë bashkangjitur edhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia. Në fund të muajit korrik disa sulme nga ajri të ushtrisë amerikane vranë të paktën 36 militantë të Al Kedës në zonë. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit një sulm kamikaz në Pakistan që kishte si objektiv një ish ministër ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe 22 të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›