Zjarret ne Kaliforni kane shkaktuar tre te plagosur
Zjarre të fuqishme kanë përfshirë kontenë e Riversajd në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Flakët e zjarrit të cilat kanë fituar terren dhe nga erërat e forta, kanë provokuar tre të plagosur dhe kanë detyruar 1500 banorë të braktisin banesat e tyre. Pavarësisht se janë rreth një mijë zjarrfikësit të impenjuar në këtë operacion zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur dhe 6 avionë e 13 helikopterë.