SHBA fillon zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit
Në konfliktin rreth programit bërthamor të Iranit, Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar sanksione të reja për shtetin islamik të Iranit.
Përfaqësuesit e dhomës së Kongresit miratuan një ligj me të cilin ndalohet hyrja në tregun amerikan të firmave që i japin Iranit produkte rafinerie apo që e ndihmojnë atë të zgjerojë kapacitetet e tij të rafinerisë së naftës.
Megjithëse Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, për shkak të kapaciteteve të vogla në sektorin e rafinerisë, ai mbetet i varur nga importet e karburanteve.
Ligji duhet të miratohet tani edhe nga Dhoma e lartë e Kongresit, Senati.
Ky ligj i ri ishte paralajmëruar nga e gjitha hierarkia drejtuese e shtetit amerikan. Paralajmërimet e sekretares së shtetit Hillary Clinton për sanksione kanë filluar ndaj shtetit Iranian që prej fillimit të vitit 2009.