Sarkozy: SHBA të shtojë fondet për çështjen e klimës
Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka folur ditën e mërkurë në kanalin francez "Canal Plus" për vështirësitë e presidentit amerikan Obama në çështjet e klimës. Gjatë një interviste për kanalin e njohur francez presidenti Sarkozy është shprehur se Obama është nën presionnin e opinionin publik. Kështu që sipas Sarkozy Obama do ta ketë të vështirë që t'i mbushë mendjen opinionit publik amerikan që SHBA-ja të shpenzojë para për çështjet e klimës.
"SHBA-ja është një fuqi botërore. Kështu që ky vend duhet të jetë një shembull për të gjithë vendet e tjera. SHBA-ja nuk duhet që të presë nga shtetet e tjera."- tha Sarkozy për çështjen e klimës.
Sipas presidentit francez dështimi i bisedimeve në samitin e Kopenhagenit do të ishte një dështim i madh për çështjen e klimës. Sarkozy pohoi se po të ishte e nevojshme ai do të detyronte negociatorët e tij në Kopenhagen që të bisedonin edhe gjatë natës.
Një takim i madh mes liderëve të 120 vendeve të botës do të mbahet ditën e enjte dhe të premte. Këta diplomatë do të diskutojnë për çështjen e çlirimit të garzrave në hapsirë dhe për efektet serë.