Greqi, atentat kundër një dyqani automjetesh luksoze
Një bombë me gaz shpërtheu nën një nga automjetet e sallonit duke shkaktuar flakë të mëdha që më pas u përhapën në të gjitha makinat e tjera që ndodheshin aty pranë. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe forcat e antiterrorizmit. Atentati është i ngjashëm me sulmet e anarkistëve.Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një mjet shpërthyes i të njëjtit lloj, shpërtheu para një selie të Partisë së PASOK-ut në periferi të kryeqytetit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e atentateve.