E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobel në Kimi, fitues dy amerikanë e një japonez

Dy shkencëtarë amerikanë dhe një studiues japonez fituan çmimin Nobel për Kimi 2008 për zbulimin e proteinës së gjelbër fluoreshente që është bërë një mjet i rëndësishëm në bioshkencë, njoftoi sot komiteti i Çmimit Nobel.

Çmimi prestigjioz prej 10 milionë koronash suedeze (1.4 milionë dollarë) iu dha Osamu Shimomura nga Japonia dhe amerikanëve Martin Chalfie dhe Roger Tsien për zbulimin e proteinës fluoreshente GFP. Ajo u vëzhgua fillimisht në një kandil deti në vitin 1962.

"Çmimi Nobel për Kimi i këtij viti shkon për zbulimin e proteinës GFP dhe një seri zhvillimesh të rëndësishme që kanë çuar drejt përdorimit të saj si një mjet në bioshkencë", njoftoi Komiteti Nobel për Kiminë në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›