E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gati sanksionet e reja kundër Sirisë

Lajmin për këtë aksion të ri të SHBA-së e raportoi në Accra sot një një zyrtar i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Për të dobësuar dhe dorëzuar regjimin dorëhekurt të Asadit, si fillim Sirisë do t’i vendosen sanksione ekonomike, dhe më pas ato institucionale.

“Një prej formave kryesore të presionit janë sanksionet ekonomike, që në ditët e ardhshme do të riforcohen akoma me sanksione shtesë kundër institucioneve siriane dhe atyre që mbështesin veprimet e regjimit sirian për të shtypur popullin e tij”, theksoi ky zyrtar në kuadër të vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Gana./Start/

                                                                                             2012-08-10 16:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›