SHBA heton pretendimet për zbulim të informatave sekrete
Të hënën, ushtria amerikane njoftoi se kishte ndaluar ushtarin Bradley Manning, për siç thuhet zbulim të informatave të fshehta.
Ushtari Manning, i cili ishte i stacionuar në Bagdad, thuhet se i kishte thënë një ish hakeri kompjuterësh rreth mundësisë për ti ofruar atij video të fshehta të luftimeve si dhe 260 mijë dokumente të fshehta diplomatike, për faqen elektronike WikiLeaks.
Ndërkohë që ushtari 22 vjeçar mbahet nën arrest në Kuvajt, agjentët në kryeqytetin amerikan po kontrollojnë të paktën një kompjuter që kishte përdorur ai.
Zëdhënësi i State Departmentit amerikan, P.J. Crowley, tha se një ose më shumë hard drive kompjuteri kanë arritur të enjten në Washington.
Crowley tha se State Departmenti kishte mësuar fillimisht për mundësinë e rrjedhës së informacionit muajin e kaluar dhe se po e bën vlerësimin e dëmeve.
Ai tha se hapi tjetër është për të përcaktuar nëse ka prova që ushtari 22 vjeçar ofroi dokumente diplomatike sekrete për njerëz të paautorizuar.
Ai theksoi se ishte e vështirë për të përcaktuar ndikimin e mundshëm, sepse zyrtarët ende nuk e dinë se çfarë informacioni i fshehtë është përhapur.
Në muajin prill, faqja elektronike WikiLeaks, publikoi video sekrete të një sulmi me helikopter në Irak që vrau dy irakianë, që punonin për agjencinë e lajmeve Reuters.