E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukas dekorohet me Medaljen për Meritë

Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka dekoruar zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it, Lambert Lukas me Medaljen për Meritë.

Dekorimi është bërë të premten me rastin e përfundimit të misionit të Lukas në Republikën e Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së Medaljes për Meritë morën pjesë edhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon, menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›