E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakët zgjedhin parlamentin e ri

Sllovakët iu drejtuan sot qendrave të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament, nga ku do të dalë edhe qeveria e ardhshme.

Rreth 4.5 milionë persona janë thirrur për të votuar për përbërjen e re të parlamentit me 150 ulëse dhe në zgjedhje morën pjesë 18 parti dhe lëvizje politike.

Sipas sondazheve, e favorizuar është partia socialdemokrate "Smer", e kryeministrit aktual, Robert Fico, pavarësisht një rënie të konsiderueshme të mbështetjes në këto ditët e fundit.

Gjithashtu, ekziston edhe mundësia që Fico, edhe nëse fiton, mund të mos e sigurojë numrin e nevojshëm të ulëseve, për të krijuar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Rezultatet zyrtare priten të publikohen nesër në mëngjes.

Sondazhet rendisin në vend të parë partinë "Smer", me 29.1 për qind, në vendin e dytë Unionin e Demokristianëve, "Sdku" me 15.9 për qind, në vend të tretë partinë e re Liri dhe Solidaritet me 12.8 për qind dhe në vend të katërt Lëvizjen e Demokristianëve me 10.8 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›