E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA heton regjisorin e filmit anti-islamik

Policia federale e Shteteve të Bashkuara ka nisur hetimet ndaj regjisorit të filmit që njollos Islamin, për të cilin thuhet se më herët ka qenë i dënuar për krime financiare.

Mësohet se Nakoula Basellej Nakoula është marrë nga shtëpia e tij të shtunën, për t’u takuar me hetuesit.

Këta të fundit do të shqyrtojnë rastin e Nakoulas, i cili është dënuar në vitin 2012 nën akuzat për mashtrim të bankave dhe është ndaluar të përdorë kompjuterë dhe internet si pjesë e dënimit të tij.

Hetuesit do të hetojnë nëse ai ka shkelur dënimin me aktivitetet e tij si figurë kyçe në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”. transmeton REL.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kris Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë janë vrarë këtë javë në Bengazi të Libisë, nga sulmi i protestuesve që kundërshtonin filmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›