Juventusi zvogëlon humbjet

Me paraqitje në stadiumin e ri, kampioni i Italisë Juventus ka zvogëluar humbjet pas sezonit 2011-12 kur fituan titullin pa pësuar asnjë disfatë në Serie A.
Triumfi i ka garantuar gjigantit torinez kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kurse, klubi ka njoftuar se ka mbyllur vitin financiar me humbje prej 48.7 milionë eurosh, për dallim nga 95.4 nga 2010-11.
Juventus është duke u paraqitur në stadium të ri pas rrëzimit të Stadio Delle Alpit, të ndërtuar për Kampionatin botëror 1990 dhe e zëvendësoi atë me një arenë moderne që ka gjeneruar shumë më tepër të holla nga marrëveshjet me sponsorë dhe shitja e biletave me çmim më të lartë.