Vilanova ndihet fajtor për Fabregasin

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka komentuar formën e dobët të mesfushorit Cesc Fabregas deri më tani gjatë këtij sezoni dhe ka thënë se përgjegjësia i takon edhe atij.
“Ai është futbollist i nivelit botëror i cili mund të zë vend në cilëndo skuadër në botë”, deklaroi Vilanova për AS.
“Në Barcelonë, ai duhet të garojë me futbollistë të cilët në vitet e fundit kanë qenë më të mirët në botë në pozitat e tyre. Pajtohem se Cesc nuk ka luajtur shumë mirë. Por, për këso gjëra kanë përgjegjësi edhe trajnerët. Nëse nuk mund të nxjerri maksimumin prej tij, nuk është vetëm faj i tij por edhe i imi”, u shpreh 42 vjeçari.