E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, hyn në fazën finale gara për senatorin e Masaçusetit

Votuesit bëhen gati për të zgjedhur përfaqesuesin  e Masaçusetit që do të zerë vendin e Senatorit Edward Kennedy në kongresin amerikan. Gara ndërmjet prokurores së përgjithshme Martha Coakley dhe konservatorit republikan Scott Brown ka  hyrë në fazën finale. Nëse fiton Brown  demokratët do të humbasin pozicioni e tyer komod me 60  vende në senat, cka do të vështirësonte miratimin përfundimtar të projektligjit për reformën në shëndetesi.

Korrespondentët thonë se në pamje të parë fitorja e demokratëve e vendit
që familja Kenedi e ka mbajtur për  gjysëm shekulli do të dukej një
formalitet, por fushata modeste e znj.Coakley ka bërë që rivali
republikan tia kalojë ndjeshëm në  mbështeteje, bazuar në të dhënat e
sondazheve.

Tashmë shtojnë analistët gara e Masaçusets është kthyer në
një referendum për vitin e parë të punës së presidentit Obama, ja pse ai
të dielën ishte në Boston pranë Martha Coakly për t’i garantuar asaj
mbështetjen e tij.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›