E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabul, forcat e sigurisë në gjendje gatishmërie

Forcat e sigurisë janë në gjendje të lartë gatishmërie në Kabul, një ditë pasi talibanët zhvilluan një valë sulmesh në zemër të kryeqytetit afgan. Luftimet e të hënës, që u zhvilluan pranë pallatit presidencial, në afërsi të selisë së qeverisë dhe të një hoteli luksoz, lanë 12 të vdekur, përfshirë këtu 7 militantë, 71 persona  mbetën të plagosur. Forcat afgane në bashkëpunim me trupat e NATO-s arritën të rikthenin rendin pesë orë pas luftimeve.

Presidenti Karzai deklaroi gjatë ditës së djeshme se “gjendja është vënë
nën kontroll”. Ndërsa Kreu i NATO-s përgëzoi forcat afgane për rolin e
luajtur në mbrojtjen e Kabulit. Një zëdhënës i NATOs-s tha se policia
afgane dhe ushtria ndalën militantët, kurse forcat ndërkombëtare
qëndruan në prapavijë. Kreu i ushtrisë britanike, Gjeneral David
Richards, tha se trupat afgane kanë reaguar në mënyrë profesioniste duke
i rrethuar sulmuesit.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›