Kryeprokurori i Hagës: Po hetojmë vrasjen e Gadafit si krim lufte

Vrasja e liderit libian Muamar Gadafi, është dyshuese dhe mund të klasifikohet dhe hetohet si krim lufte. Deklarata është bërë nga kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte Luis Moreno-Ocampo, ndërsa shtoi se ekzekutimi i Gadafit po hetohet.
“Mendoj se mënyra se si u vra Gadafi është e dyshimtë. Po hetohet për mundësinë e ekzistencës se një plani paraprak nga ana e Këshillit Tranzitor Kombëtar për vrasjen e tij pas kapjes”, tha Okampo.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte ka nisur hetimet për vrasjet e kryera në Libi nga ana e ushtarëve të kolonelit, por edhe të kryengritësve.