E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, plagosen 50 persona në demonstrata

Aktivistët në Egjipt thonë se të paktën 50 persona janë plagosur sot në Kajro gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë.

Kjo ndodhi kur protestuesit hodhën gurë ndaj policisë ushtarake që ruajnë selinë e qeverisë, dhe policia qëlloi në ajër në përpjekje për të shpërndarë rreth 300 demonstruesit.

Protestuesit ishin zemëruar nga dhuna që shtë ushtruar nga një aktivisti të burgosur Aboudi Ibrahim, pasi u arrestua jashtë selisë së qeverisë në qendër të Kajro.

Protestuesit kanë qëndruar në kampe për tre javë jashtë ndërtesës së qeverisë për të parandaluar hyrjen e kryeministrit të ri, Kamal al-Ganzouri.

Protestuesit e vlerësojnë al-Ganzourin, i cili ka shërbyer edhe nën presidentin Hosni Mubarak, si pjesë të regjimit që u përmbys nga kryengritja popullore në shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›