Abuzime me fëmijët në Holandë

Një komision i pavarur i mbështetur nga qeveria në Holandë ka kontatuar se mijëra fëmijë janë abuzuar seksualisht në institucionet katolike dhe zyrtarët e kishës nuk i kanë denoncuar ato dhe nuk i kanë ndihmuar viktimat.
Bazuar në një studim në mesin e më shumë se 34000 persona, komisioni vlerësoi se një në pesë fëmijë që ka marrë pjesë në një institucion katolik është abuzuar.
Ky komision u ngrit vitin e kaluar, nën udhëheqjen e ish-ministrit të qeverisë Deetman Wim për të hetuar akuzat e abuzimit që datojnë që nga viti 1945.