E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i uron Iranit Vitin e Ri pers

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary linton, ka shënuar fillimin e Vitit të Ri persian, me dëshirat më të mira drejtuar popullit të Iranit.

“Populli i SHBA-së bashkohet me ju në mirëpritjen e mundësive që sjell ky vit. Derisa përballemi me sfida të reja, ne mbetemi të angazhuar në mbështetjen tonë për të drejtat humane universale dhe për lirinë e shprehjes - të drejta këto që promovojnë paqe dhe përparim”, thuhet në deklaratën e sekretares Clinton.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, po ashtu i ka dërguar Iranit urimet e tij për “paqe dhe bashkëjetesë”. Urimet vijnë në kohën e tendosjeve të larta në mes të dy vendeve, për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›