SHBA i vene sanksione Libise dhe mbyllin ambasaden ne Tripoli

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama ka nenshkuar urdherin ekzekutiv per ti vene sanksione te njeaneshme Libise duke thene se vazhdimi i dhunes dhe trazirat ne vend perbejne nje rrezik te jashtezakonshem per sigurimin kombetar dhe politiken e jashteme te Amerikes.
Sanksionet parashikojne ngrirjen e te gjitha pasurive te udheheqesit libian Moamer Gadafi te tri djemve nje vajze dhe anetareve te administrates se tij. Presidenti Obama tha se sanksionet kane si synim qeverine e Gadafit nderkohe qe mbojne pasurite e popullit libian.
Nderkaq sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka thene se Shtetet e Bashkuara mirepresin vendimin e Keshillit te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut per te denuar shkeljet e ketyre te drejtave nga qeveria libiane kunder popullit te vet.
Shtepia e Bardhe tha se Shtetet e Bashkuara kane mbylluar ambasaden e tyre ne Libi dhe po vene ne zbatim sanksionet per te ushtruar presion ndaj qeverise per te ndaluar dhunen kunder protestuesve anti-qeveritare.