SHBA insiston për lirimin e Tymoschenkos

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë përsëri thirrje autoriteteve të Ukrainës, që të rishikojnë arrestimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoschenko dhe që të shqyrtojnë lirimin e menjëhershëm të saj nga burgu.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se arrestimi i Tymoschenkos
"ngre çështjen e aplikimit të sundimit të ligjit në Ukrainë dhe vazhdon t’i kontribuojë persekutimeve, që duken të jenë të motivuara politikisht në Ukrainë”.
Deklarata nga SHBA-së erdhi pasi një gjykatës refuzoi të hënën që ta lirojë Tymoschenkon nga paraburgimi.
Tymoschenko është dërguar në paraburgim të premten për shkak të mospërfilljes së gjykatës dhe për shkak të refuzimit të saj që të bashkëpunojë me gjykatësin, duke e denoncuar atë si “kukull” të presidentit Janukovic.