E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania akuzon gruan e diplomatit nga Kongo

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 18:15

Prokurori publik në Rumani ka ngritur padi kundër bashkëshortes së një diplomati nga Kongo, me seli në Beograd, nën akuzat për kontrabandë me cigare.

Bashkëshortja e diplomatit nga Kongo, siç konfirmoi prokurori, do të duhej të paraqitej para gjykatësve në shtator.

Zyrtarët rumunë në qershor kanë zbuluar në automjetin e bashkëshortes së sekretarit të dytë të Kongos në Serbi, Ester Paskalinit, 1800 pako cigare, të kontrabanduara nga Mali i Zi.

Ajo në atë moment është thirr në imunitetin diplomatik, por kjo nuk është pranuar nga autoritetet rumune.

Padia në mungesë është ngritur edhe kundër bashkëshortit të saj.

Bashkëshortja e diplomatit po mbahet në paraburgim në Temishvar, së bashku me ngasësin dhe dy shtetas serbë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›