E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardianët “të dehur” nga hashashi

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 19:00

Ndodh shpesh që të dënuarit të ankohen për sjelljen e gardianëve, por në Britaninë e Madhe janë gardianët që ankohen për të burgosurit.

Sipas tyre, liria që kanë të burgosurit për të përdorur marihuanën, ka bërë që ata të drogohen në mënyrë të pavullnetshme nga mjedisi i kontaminuar.

Hyrja e lëndëve narkotike në burgjet britanike është mjaft e thjeshtë, për shkak të lirisë mbi përdorimin e drogave të lehta, si edhe për shkak të mungesës së personelit për të kapur drogat e rënda.

Gardianët e burgjeve janë shprehur se nga drogimi që marrin nga tymi i marihuanës, e kanë të pamundur të ngasin makinën për t’u kthyer në shtëpi pas turnit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›